Top Channel/Mashtrimi më i madh financiar i vitit,5 mld lekë kriptomonedha “zhduken” nga vëllezërit
23/06/2021 22:06

Dy vëllezër afrikanë janë zhdukur së bashku me kriptomonedhat e tyre Bitcoin me vlerë 3.6 bilion dollarëve apo rreth 5 miliardë lekë. Vëllezërit nuk gjenden dhe çështja i ka kaluar njësisë speciale të policisë Afrikano-Jugore “Hawks”, që ka filluar kërkimin e tyre. Teksa çmimi i Bitcoin u rrit, zhdukja e më shumë se 69 mijë monedhave me vlerë mbi 4 bilion dollarë në pikun e çmimit gjatë muajit prill përfaqëson mashtrimin më të madh në botën e kriptomonedhave deri më tani. Incidenti mund të nxisë ligjvënësit të rregullojnë më fort tregun teksa rastet e mashtrimit po vijnë në rritje. Sinjalet e para të rrezikut erdhën në Prill teksa Bitcoin po arrinte çmime rekord. CEO i Africrypt, Ameer Cajee, informoi klientët se kompania ishte bërë pjesë e një sulmi kibernetik. Ai u kërkoi klientëve të mos raportonin te institucionet apo avokatët, sepse do të ngadalësonte procesin e rikuperimit të fondeve të humbura. Mirëpo disa investitorë duke u treguar skeptik ngritën akuza ligjore, që çuan në një investigim mbi firmën dhe ku u zbulua se fondet e klientëve si dhe kriptomonedhat ishin transferuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme duke i bërë ato të pagjurmueshme. Ngjarja po zbulohet e plotë pas rënies edhe të një tjetër platforme që tregtonte Bitcoin, Mirror Trading International. Humbjet atje përfshinin 23 mijë monedha me vlerë 1.2 bilion dollarë dhe ishte mashtrimi më i madh i 2020-ës. Kina gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e të gjitha operacioneve me Bitcoin si dhe të personave që bëjnë “mining”, që janë të rëndësishëm për verifikimin e transaksioneve dhe prodhimin e monedhave të reja. Çmimi i Bitcoin ka shkuar poshtë 30 mijë dollarë dhe është një nga nivelet më të ulëta që prej muajit mars të 2020-ës, duke fshirë nga tregu biliona dollarë. (Bloomberg)

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45