Qindra qytetarë europianë vijojnë të mashtrohen nga thirrje telefonike nga Shqipëria duke humbur mijëra euro. Operacioni i radhës u shtri në Tiranë pas informacioneve të marra nga pala italiane. Top Channel mëson se autoritetet italiane pas kallzimeve të disa qytetarëve italianë kanë bashkëpunuar me SPAK i cili për disa muaj ka hetuar dhe mëngjesin e kësaj të mërkure ka urdhëruar arrestin e personave përgjegjës.