Top Channel/ Mashtrimi me 2 milionë euro, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për Ahmet Tushan
20/02/2025 19:59

Një tjetër mashtrim i madh në sektorin e ndërtimit ka përfunduar në dyert e gjykatës së Durrësit. Prokuroria ka mbyllur hetimet për biznesmenin Ahmet Tusha dhe kompaninë e tij “Albion Construksion” sh.p.k. që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda në 25 raste, duke përvetësuar mbi 2 milionë euro nga qytetarët që blenë apartamente dhe njësi tregtare që nuk u morën kurrë në dorëzim. Skema e mashtrimit ishte denoncuar edhe nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që solli dëshmi tronditëse nga qytetarët e dëmtuar. Pas një hetimi të gjatë, Prokuroria ka përfunduar dosjen dhe ka marrë të pandehur biznesmenin Tusha. Hetimet, të cilat nisën mbi një procedim penal të vitit 2022, çuan në caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për biznesmenin i cili u shpall në kërkim 10 muaj më parë. Ai u arrestua nga autoritetet holandeze më 14 janar të këtij viti. Përveç veprës penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda Tusha dhe kompania e tij, si person juridik, akuzohen edhe për “Ndërtim të Paligjshëm”. Sipas Prokurorisë, në cilësinë e administratorit të kompanisë, Ahmet Tusha, ka lidhur kontrata sipërmarrjeje për ndërtimin e një objekti multifunksional në Durrës, ndërsa leja e ndërtimit nuk ishte zbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës. Ai ka shitur apartamente, njësi tregtare dhe garazhe përmes mashtrimit, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre edhe pse pagesat ishin kryer sipas kontratave.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58