Fenomeni i mbledhjes së kredive të këqija përfundoi në mashtrim financiar dhe vjedhje të pronave për të paktën 4 mijë dosje sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë Tiranë. Për këtë janë dhënë 9 masa arresti për personat e përfshirë, ndërsa Banka e Shqipërisë ka pezulluar dhe marrë në administrim dy kompanitë e mikrokredive “Microcredit Albania” dhe “FINAL”. Ekspertët mendojnë se ky fenomen erdhi si pasojë e një tregu të parregulluar dhe mbikqyrjes së dobët