Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Horizonti”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe vihen në prangat e Policisë, 3 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mashtrimi në kredi”.