Top Channel mëson se GJKKO ka lëshuar një masë sigurie për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja, njohur ndryshe si Dari i Elbasanit. Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.