Në kuadër të monitorimit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë pune në qarkun e Lezhës, ku inspektoi masat e sigurisë në Portin e Shëngjinit dhe zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës me Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, Prefektin e Qarkut dhe drejtues të institucioneve vendore.