Ka nisur në Gjykatën e Posaçme masa ndaj të dyshuarve si të përfshirë në Inceneratorin e Tiranës, prej të cilëve janë ekzekutuar 12 masa. Kurse tre të tjerë vazhdojnë në kërkim. Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka po merr në pyetje 15 të hetuarit për Inceneratorin e Tiranës mes tyre ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm Alqi Bllako. Prej orës 10:30, Gjykata e Posaçme nisi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të 15 personave të vënë nën hetim, për Inceneratorin e Tiranës.