Top Channel/ Masakra në Tajlandë, rrëfimi tronditës i nxënëses: Mendova se nuk do ta shihja më nënën
07/08/2026 22:00

Një nga nxënëset që i mbijetoi sulmit të armatosur në një shkollë në periferi të Bangkokut ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi, ndërsa pa mësuesen e saj të qëllohej para syve. “Isha përpara mësueses kur ajo u qëllua. Ajo po më fliste kur autori u shfaq dhe e qëlloi”, tregoi nxënësja e klasës së tetë për BBC Neës. Ajo kujton se pas të shtënave nuk mund të shihte pothuajse asgjë. “Nuk shihja gjë tjetër veç një reje pluhuri. Ai ecte nga një klasë në tjetrën. Tavolina ime ishte shumë afër mësueses. M’u desh të ngjitesha mbi gardhin e shkollës për t’u arratisur bashkë me shokët e tjerë”, tha ajo. E tronditur nga ngjarja, vajza priti jashtë shkollës së bashku me nënën e saj. Sipas kësaj të fundit, fjalët e para që i tha vajza pas shpëtimit ishin: “Mendova se nuk do të të shihja më kurrë.” Rrëfimi i saj është një nga dëshmitë më të forta të masakrës që tronditi Tajlandën, ku një nxënës hapi zjarr në shkollë pasi kishte vrarë më parë gjyshërit e tij. Sipas autoriteteve tajlandeze, autori i dyshuar vrau fillimisht gjyshërit në banesën e tyre dhe më pas mori armën, e cila ishte e regjistruar në emër të gjyshit të tij. Më pas ai u drejtua për në shkollën ku studionte, në periferi të Bangkokut, ku hapi zjarr ndaj mësuesve dhe nxënësve. Hetimet paraprake tregojnë se gjatë sulmit ai qëlloi 26 fishekë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti edhe 34 fishekë të tjerë. Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë, duke evakuuar të mbijetuarit dhe transportuar të plagosurit në spital. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga sulmi mbetën të plagosur 22 persona, ndërsa nëntë prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Disa nga të lënduarit nuk u goditën nga plumbat, por u plagosën gjatë panikut dhe përpjekjeve për t'u larguar nga shkolla. Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm konfirmoi se pesë mësues humbën jetën në sulm, duke korrigjuar bilancin fillestar që fliste për gjashtë viktima. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivin e kësaj masakre, ndërsa zëdhënësi i policisë, Trairong Phiëphan, deklaroi se arma e përdorur dyshohet se i ishte marrë një anëtari të familjes së autorit. Autoritetet po mbledhin prova dhe dëshmi për të sqaruar plotësisht rrethanat e një prej sulmeve më të rënda që ka tronditur vendin vitet e fundit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55