Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiç, ka bërë të ditur në Tëitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës fillore në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës të tjerë, dhe mësuesi që ka qenë në klasë. Ruzhiç ka thënë se dorëheqja e tij është e pakthyeshme.