Top Channel/Masakra e Shkodrës, policia kontroll spitaleve private, kush është i padukshmi i kërkuar
08/11/2024 20:05

Shumë mistere mbeten ende rreth atentatit të ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, dy prej të cilëve qytetarë që ndodheshin rastësisht në atë segment, Flutura dhe Bashkim Basha. Por ndërsa ende nuk dihen se kush janë autorët apo porositësit e këtij atentati që la të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët mendohet se ishin dhe shënjestra, mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në mjetin e viktimave. Sipas informacioneve dyshohet se në mjet ka qenë edhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait dhe një nga emrat e njohur të botës së krimit. Ky dyshim lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri me Ibrahimin. Por ky mbetet një dyshim, pasi policia dhe prokuroria nuk e konfirmojnë zyrtarisht. Ndërkohë nga informacionet e siguruara së fundmi, mësohet se policia krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e Licit. Kujtojmë se nga ekspertiza e këtij mjeti janë gjetur tre telefona, tre pistoleta dhe disa gëzhoja që ngrenë pistën se ka pasur të shtëna edhe prej tyre në drejtim të mjetit të autorëve. Po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku, që ende nuk dihen se kujt personi i përkasin.

Top News – ‘Bordi mbron qytetarët’. Rama: Çmimet i vendosim sipas lëvizjeve në bursë
29/03 13:58
Top News- Katër idetë e PS për ‘territorialen’/Nga Bashki më të mëdha, deri te shkrirja e 12 qarqeve
29/03 13:49
Top Channel/ “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, qeveria sjell një program të ri, do t’i vijë në ndihmë…
29/03 13:05
Top Channel/ Debati mes ministres Ismailaj dhe Spiropalit në Grupin e PS, reagon Peleshi: Kishte…
29/03 13:04
Top Channel/ Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
29/03 13:00
Top Channel/ Prishet rruga/ Në Labovë të Gjirokastrës, banorët: Të sëmurët i transportojmë në krah
29/03 12:18
Top Channel/ Punëtorë të huaj në Elbasan/ Zgjidhje për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore
29/03 12:16
Top Channel/ Lushnjë, nafta rrit çmimin e ujit / 10 lekë më shumë për çdo bidon
29/03 12:14
Top Channel/ Magazinë me drogë, 4 në pranga/ Shijak, policia arreston edhe një punonjës të OSHEE
29/03 12:13
Top Channel/ Zhvendosen mbetjet toksike /Pas ankesave, 102 kontejnerët zhvendosen në një zonë tjetër
29/03 12:08
Top Channel/Debatet me dyer të mbyllura në PS/Spiropali u përplas me ministren Ismaili, ndërhyn Rama
29/03 12:04
Top Channel/ Rama: Nuk do lejojmë abuzimet/ “Bordi nuk cakton çmimin e naftës arbitrarisht, por…”
29/03 12:02
Top Channel/ “Takime në të gjitha qarqet”, Rama: E nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e PS-së
29/03 10:52
Top News – Rritja e naftës, Rama: Bordi bën transparencë, nuk do lejojmë të cenohet konsumatori
29/03 10:29
Top Channel/ Zbulohen 4 skenarët e PS për “Territorialen”, si do grupohen bashkitë
28/03 23:15
Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38