Në Kukës u promovua libri-monografi "Shtëpia me gjak në mure" i autorit dhe ish-ushtarit të UÇK, Afrim Hysenaj. Autori thotë se e zgjodhi jo pa arsye Kukësin për të promovuar librin e tij. Detajet historike të kësaj ngjarjeje i rrefeu edhe Fadil Muqolli ish-ushtari i UÇK i cili humbi në këtë masakër plot 14 anëtarë të familjes, mes tyre 4 fëmijë dhe bashkëshorten.