Top Channel/ Masakra e Libofshës/ Vrasja me litar, flet prokurori që dha vendimin e fundit me vdekje
18/11/2021 19:54

Pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, mes tyre një foshnje 7 muajshe, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit, ndërsa ky ishte dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, e për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjeçarit dy ditë më parë, ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Kiço Nano, prokuror i masakrës së Libofshës që dha dënimin kapital për ekzekutimin e dy vëllezërve Çuko, ka dhënë një intervistë ekskluzive për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi. Ish prokurori shprehet se ngjarja e vitit ’92 ka qenë e rrallë në Evropë edhe në botë, që të zhdukësh tre breza në një vrasje, dy prindërit, djalin e tyre dhe nusen, së bashku me foshnjën 7 muajshe të çiftit. Nano tregon për momentet e vështira që ka kaluar, ndërsa shton se kur çonte ndërmend skenën e vrasjes së foshnjës me levë pas koke, ajo që mendonte ishte se meritonin përtej ekzekutimit! Autorët treguan vetë të gjithë ngjarjen ndërsa nuk u shfaqen aspak të penduar thotë Nano, teksa shton se 2-3 vite pasi ndodhi varja në litar e dy vëllezërve pati një rënie të këtyre ngjarjeve tragjike! Vetëm dy ditë më parë, 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau barbarisht 8-vjeçarin Mateo Vasiu duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij disa orë pasi e kishte marrë peng. Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë dhe një revoltë të gjerë qytetare, ndërsa Nano nuk gjen dot fjalë e thotë se nëse do të ishte prokuror do të jepte dënimin maksimal për vrasësin!

Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12
Top Channel/ Rama: Ulëm akcizën, mos abuzoni. Kryeministri: 1 miliardë euro më shumë në buxhet
05/04 12:10
Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër e ftuar në Flasim, Rama:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58