Top Channel/ Masakër në qendrën e të rinjve në Gjermani, qëllohen për vdekje 6 persona
29/06/2026 20:03

Gjashtë persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një qendër kujdesi për të rinjtë në Gjermani. Ngjarja tragjike u regjistrua në qytetin Stade, afër Hamburgut, ku brenda qendrës strehohen edhe nëna me fëmijë. Nga të shtënat katër gra dhe një burrë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër në spital. Gjithashtu, autoritetet raportojnë edhe për të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit dhe dy të tjerë, një prej tyre grua, të cilët po merren në pyetje dhe pritet t’i nënshtrohen ekzaminimit mjeko-ligjor. Autoritetet gjermane thanë se të gjithë personat u qëlluan brenda ndërtesës dhe situata në vendngjarje ishte kaotike, ndërsa iu bënë thirrje qytetarëve të shmangnin zonën. Mediat gjermane raportuan se në momentin e të shtënave kishte edhe fëmijë në një çerdhe aty pranë. Sipas informacioneve nga autoritetet e sigurisë në Gjermani, incidenti nuk ka gjasa të jetë një akt politik apo terrorist, por është një tragjedi familjare. Media gjermane “Der Spiegel” raporton se dyshohet për një krim pasioni. Autori i dyshuar tentoi të largohej me makinë pas masakrës, së bashkua me një grua, por u rrethua dhe neutralizua nga policia, e cila hapi zjarr drejt mjetit, duke e ndaluar. Autoritetet në Gjermani vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij krimi të rëndë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55