Top Channel/ Masakër mjedisore në Butrint! Arrestohet inspektori i zonës dhe specialisti i ARZM
07/09/2023 19:20

Disa ditë pasi “Fiks Fare” denoncoi një masakër mjedisore në zonën turistike të Ksamilit, është arrestuar inspektori i zonës së Butrintit Çane ALiaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës janë vënë nën hetim drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi. Duke shpërdoruar detyrën, ata kanë lejuar aktivitetet e paligjshme në zonën e Pemës së Thatë dhe në Butrint, në dëm të mjedisit. Kamera e Fiks Fare filmoi inertet e hedhura në vendin e quajtur Pallavraq. Dikur, zona kishte qenë liqenore, ndërsa sot me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale, rezulton se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit. Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje. Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort. Pas këtij konstatimi, gazetarët e emisionit investigativ shkuan te Njësia Administrative Ksamil. Administratorja e re u thotë se “s’kam dijeni”. Më pas, administratorja lajmëroi Policinë Bashkiake. Pas disa minutash, te Njësia shkoi një patrullë e kësaj policie, të cilën gazetarët e shoqëruan te vendi që ishin hedhur inertet. Bashkë me policinë bashkiake, në atë vend shkon edhe një Inspektor i Mbrojtjes së Territorit (IMT-ja) nga Bashkia e Sarandës. Inspektori i IMT-së thotë se ka dy muaj në punë dhe ka bërë një akt konstatimi në fillim të muajit gusht 2023 për ngritjen e murit. Por, gjithmonë pa autor! Gazetarët e pyesin se si ka mundësi që janë hedhur një sasi e madhe inertesh në Liqen dhe askush s’i ka parë?! Madje, referimet apo konstatimet gjithmonë kanë qenë pa autor. Inspektori përgjigjet se po bën disa javë në punë dhe ato janë hedhur më përpara. Nuk pranon të japë intervistë aty, por pohon se do të flasë shefi te Bashkia e Sarandës.

Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38