Puna e bërë ndër vite duke pritur me mijëra turistë, dhjetëra ekspozita të artisteve të famshëm dhe promovimi ndërkombëtar, po shpërblehen. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me arkivin fotografik më të vjetër të botës, Arkivin “Alinari”. Drejtori Lucian Bedeni, thotë se ky moment historik për fotografinë shqiptare, do të pasohet me krijimin e një shkolle fotografie.