Sonda robotike Curiosity ka zbuluar gamën më të larmishme të molekulave organike të gjetura ndonjëherë në Mars, duke përfshirë shtatë të tilla që nuk ishin diktuar më parë në planetin e kuq. Bëhet fjalë për molekula që përmbajnë karbon dhe përshkruhen si të njëjtat “blloqe ndërtuese” që mundësuan lindjen e jetës në Tokë.