Edhe pse i zbukuruar me drita feste Elbasani nuk mund të fshihte dhimbjen për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani duke ju bashkuar sensibilizimit dhe protestës për më shumë siguri për fëmijët në shkollë apo kudondodhen. Organizata të shoqërisë civile, mësues e prindër bënë thirrje për siguri për garantimin e shenjtërisë së jetës së një fëmije. Organizimi nuk pati një pjesëmarrje masive duke treguar edhe një herë se mbyllja e dhimbjes brenda dyerve të shtëpisë dhe mosreagimi është një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie e cila nuk do të shërohet derisa të ndërgjegjësohet për fuqinë e saj për të ndryshuar.