Është nënshkruar sot marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me qëllim modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, një ligj që që u miratua në parlament dy javë më parë me 76 vota pro. Prezent ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha me këto ndryshime, do t’u përgjigjemi standardeve ndërkombëtare përmes ekspertizës së Universitetit të Kembrixhit dhe ritmeve që kërkon epoka digjitale në arsim.