James Cleverly, Sekretar Shteti për Çështjet e Brendshme ne qeverinë angleze, priti ministrin e Brendshëm shqiptar, Taulant Ballën. Bashkëbisedimi mes tyre tyre ishte i lehtë, pasi zoti Cleverly mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt në Tiranë, dhe pa nga afër punën e Task Forcës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, për të luftuar emigracionin ilegal.