Top Channel/ Marrëveshje historike për biodiversitetin në COP15: Çfarë do të thotë për natyrën?
19/12/2022 18:25

Një marrëveshje historike për natyrën u bë në konferencën e OKB-së për biodiversitetin në Montreal, Kanada. Kjo marrëveshje, është përpjekja më domethënëse për të mbrojtur tokën dhe oqeanet, e për të siguruar financa për të parandaluar humbjen e biodiversitetit në botën në zhvillim. Konferenca e OKB-së për biodiversitetin - e njohur si COP15 - është konsideruar si "shansi i fundit" për rimëkëmbjen e natyrës. Por gjatë gjithë samitit, pati mosmarrëveshje për fuqinë e angazhimeve dhe se nga do të vijnë financimet. Pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga Republika Demokratike e Kongos, një marrëveshje u nënshkrua nga afro 200 vende herët këtë mëngjes . E quajtur Marrëveshja Kunming-Montreal, ajo është krahasuar me angazhimin e Marrëveshjes së Parisit për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5C. Një nga pjesët më të rëndësishme të paktit është një marrëveshje për të mbrojtur 30 për qind të natyrës deri në vitin 2030. Ky objektiv' është një nga angazhimet më të mëdha të ruajtjes së tokës dhe oqeanit në histori. Qeveritë ranë dakord gjithashtu të ndërmarrin veprime urgjente për parandalimin e zhdukjes së specieve të kërcënuara nga aktiviteti. Kjo vjen pas paralajmërimeve të fundit nga shkencëtarët se ne po sjellim fillimin e ngjarjes së gjashtë të zhdukjes masivetë Tokës .Marrëveshja Kunming-Montreal nuk është ligjërisht e detyrueshme, por vendeve do t'u kërkohet të tregojnë përparimin e tyre në përmbushjen e objektivave përmes planeve kombëtare të biodiversitetit.

Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54