Top Channel/ Marrëveshje e fortë Kinë–Rusi? Presidenti Xi “fortesë strategjike”, Putin premton energji
20/05/2026 18:25

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin janë takuar në Pekin në një vizitë të rëndësishme shtetërore, ku kanë theksuar forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve. Gjatë takimit, Xi Jinping deklaroi se Kina dhe Rusia duhet të mbeten “fortesa strategjike” për njëra-tjetrën dhe të thellojnë komunikimin në të gjitha nivelet. Ai shtoi se bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fushat e inteligjencës artificiale dhe inovacionit teknologjik, duke theksuar rolin e dy vendeve si “fuqi të mëdha përgjegjëse” në skenën ndërkombëtare. Xi gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e drejtësisë globale dhe kundërshtimin e “veprimeve të njëanshme që përmbysin rendin historik”. Nga ana e tij, Vladimir Putin u shpreh se Rusia është e gatshme të vazhdojë furnizimin me energji për Kinën, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes Moskës dhe Pekinit. Takimi mes dy liderëve në Pekin përfundoi pas një agjende të ngjeshur, që përfshinte nënshkrimin e deklaratave të përbashkëta dhe marrëveshjeve dypalëshe, pjesëmarrjen në aktivitete arsimore, si dhe bisedime mbi tregtinë dhe ekonominë me kryeministrin kinez Li Qiang. Sipas mediave shtetërore kineze, ky ishte takimi më i madh dhe më i gjerë mes dy liderëve deri më tani, duke përfshirë edhe një seancë joformale çaji, ku u diskutuan çështje kyçe të agjendës ndërkombëtare. Ky takim konfirmon edhe një herë përpjekjet e Moskës dhe Pekinit për të thelluar partneritetin e tyre strategjik dhe bashkëpunimin ekonomik në një periudhë tensionesh globale.

Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21