Eksperti i njohur i migracionit, Ruud Koopmans, analizoi për DË sfidat dhe përparësitë e marrëveshjes Rama-Meloni. “Janë bërë disa përpjekje deri tani: një përpjekje me Tunizinë nuk funksionoi. Prandaj, Italia u largua. Danimarka dhe Britania e Madhe gjithashtu donin të provonin diçka të ngjashme në Ruandë. Nëse kjo marrëveshje zbatohet, do të ishte hera e parë që një ide e tillë vihet në jetë”, thotë ai. Etiketimin nga opozita italiane si Guantanamo, ai e cilëson një retorikë të ekzagjeruar.