Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se arritja e dakordësisë ditën e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë për deklaratën rreth personave të pagjetur, është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dy vendet kanë dhënë në marrëveshjet e arritura në Ohër dhe Bruksel. Borrell u shpreh se Kosova dhe Serbia do ta miratojnë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë. Pamjet: AFP