Qeveria ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Pikës Fillestare Dalëse Shqiptare të gazit në stacionin e gazsjellësit Trans Adriatik në Fier, një projekt që i hap rrugë zhvillimit të infrastrukturës kombëtare të gazit në rajonin jugor. Për kryeministrin Edi Rama zhvillimi i këtij investimi madhor do të ketë një impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe do ta kthejë vendin në një fuqi eksportuese të energjisë.