Top Channel/ Marrëveshja me Shqipërinë, kryeministrja e Italisë: Më kërcënuan me vdekje
30/10/2024 23:24

“Për herë të parë, trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënuan me vdekje”. Këtë e ka thënë Giorgia Meloni në një intervistë televizive. Kryeministrja italiane ka përsëritur se “Qendrat në Shqipëri do të funksionojnë” dhe sipas saj ato janë “gurthemeli në menaxhimin e flukseve të refugjatëve drejt Italisë”. Meloni ka këmbëngulur se zgjidhja inovatore e Italisë ka surprizuar edhe shumë vende anëtare të BE-së dhe sipas kryeministres italiane kjo është arsyeja se pse marrëveshja merr kaq shumë vëmendje nga Unioni. “Ka një agresivitet të shtuar së fundmi sepse strategjia e qeverisë po funksionon. Zbarkimet e refugjatëve janë ulur me 60% dhe riatdhesimet janë rritur me 30% në dy muajt e fundit. Askush nuk e kishte pritur një imapkt kaq të madh të kampeve në Shqipëri. Kjo ka krijuar probleme serioze për trafikantët e qenieve njerëzore, që më kanë kërcënuar me vdekje së fundmi”, ka treguar Meloni. Pak ditë më parë Këshilli i Evropës argumentoi se në Itali policia është raciste, kështu që edhe Italia mund të konsiderohet e pasigurt. E pyetur në lidhje me këtë, Meloni u përgjigj duke thënë se Italia i ka përmbushur të gjitha detyrimet, por nuk mund të bëhet tranziti i miliona njerëzve që duan të transferohen nga Azia dhe Afrika drejt vendeve të BE. “Bangladeshi sot që flasim ka afro 175 milionë banorë... Egjipti ka 104 milionë banorë... Më falni, por kush mund të përballojë flukset gjithnjë e në rritje për të ardhmen? Natyrisht, Italia nuk është ndër ato vende që u thotë “mos hajdeni”, por duhet sipas rregullave dhe mundësive tona, përndryshe do jetë kaos”, ka deklaruar kryeministrja italiane.

Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17