Marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë, ka ngjallur interesin e Gjermanisë. Vetë kancelari Olaf Scholz e pohoi këtë gjatë një takimi me kryeministren italiane, ku tha se ujdia është verifikuar nga Komisioni i BE-së, dhe është në përputhje me të drejtën evropiane.