Top Channel/ Marrëveshja e pensioneve me Italinë, qeveria: Kuvendi ta ratifikojë
09/04/2024 22:48

Qeveria i dërgon për ratifikim Parlamentit marrëveshjen e arritur me Italinë për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Projektligji për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve pritet jetë pjesë e rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare në Kuvend. Marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore u arrit më 6 shkurt mes Shqipërisë dhe Italisë, nënshkrimi i së cilës u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, që përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes e cila do të sigurojë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen. Referuar marrëveshjes, qytetarët në të dyja shtetet përfitojnë për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë. Shqipëria dhe Italia kishin rreth 15 vite që negocionin marrëveshjen që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali dhe të punonjësve italianë në Shqipëri. Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë: Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kroacia dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Italia, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë dhe Francën.

Top Channel/ Dorëheqje/ Studentët të prerë për të mos dialoguar, drejtoresha e Agjencisë për…
20/10 11:16
Top Channel/ Kryeministri i kërkoi dialog, protestuesit hedhin karriget, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
20/10 11:10
Top Channel/ ‘Mos e jep dorëheqjen’ I moshuari kundërshton protestën: Këta janë vrasës, kriminelë
20/10 11:06
Top Channel/ Protestat në Tiranë, DW: Policia me strategji të re, nuk lejon rigrupime!
20/10 10:59
Top Channel/Në mbështetje të studentëve, pedagogët nisin tubimin thirrje Kryeministrit për dorëheqje
20/10 10:57
Top Channel/ Kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa në Spak
20/10 10:56
Top News – Pedagogët kundër dhunës ndaj studentëve, marshim në Tiranë
20/10 10:54
Top Channel/ Pedagogët sot në protestë, solidarizohen me studentët kundër dhunës policore
20/10 10:30
Zgjatet afati i hetimeve për Belinda Ballukun, ish-zv.kryeministrja paraqitet në SPAK | Breaking
20/10 10:24
Top Channel/ Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, i komunikohet zgjatja e hetimeve
20/10 10:19
Top News – Rama nxjerr karriget për dialog, tregon se kush është i përjashtuar
20/10 09:57
Top Channel/ Episodi i veçantë para kryeministrisë, Rama vendos karrige me thirrjen për dialog
20/10 09:54
Top Channel/ “Dialog”/ Shfaqen karrige me thirrjen e vazhdueshme për të folur
20/10 09:49
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinën e një 65-vjeçari
20/10 09:34
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Kumbaro: Psikologë në dispozicion të nxënësve dhe familjeve
20/10 09:34
Top News – “Dhuna nuk do ta rrëzojë pushtetin”, Rama: Po mendojmë uljen e moshës penale
20/10 09:32
Top Channel / Protesta e 7, u sulmua ministria e brendshme dhe gjykata e apelit
19/10 23:43
Top Channel / Senatori amerikan: Ndalni dhunën! Demokrati Gary Peters: autoritetet të përmbahen
19/10 23:23
Top Channel / Miratohet shpërblimi për 2750 efektivë, do marrin 270 mijë lekë
19/10 23:21
Top Channel/Tiranë në flakë, molotovë e gurë drejt policisë, blutë përgjigjen me gaz dhe plumba gome
19/10 23:20