"Pengjet do të kthehen, të hënën do të kthehen të gjithë”: Ky mesazh që presidenti i SHBA-së Donald Trump i përcolli përmes telefonit, ishte muzikë për veshët e familjarëve të pengjeve gjatë vizitës së tyre në Uashington. "Ne besojmë se do ta përmbushni misionin, të bekuar qofshin paqebërësit", iu përgjigj kreut të shtetit amerikan familjari i njërit prej izraelitëve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.