1 miliard Euro do të vendosë BE-ja në shërbim të Libanit në këmbim të ndihmës së tij për të frenuar flukset e emigrantëve sirianë drejt bllokut: Nga Bejruti, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sqaroi se fondet e lëvruara deri në 2027-tën, do të shërbejnë për pajisje dhe trajnimin e ushtrisë libaneze, ndërsa Brukseli do të ndihmojë në arsim dhe shëndetësi edhe refugjatët.