Top Channel/ Marrëveshja dështoi, Izraeli hedh akuza, Hamasi: Mos bini pre e kurtheve të Netanyahut
05/09/2024 20:09

Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të ndalë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë, një ditë pasi Netanyahu tha se Izraeli do të kombinojë trysninë ushtarake, me një qëndrim të vendosur për kërkesat që ka paraqitur. Deklarata e Hamasit thotë se janë të panevojshme negociatat për propozimin e ri për armëpushimin, të paraqitur në korrik nga Shtetet e Bashkuara. “Paralajmërojmë që të mos bihet pre e kurtheve dhe hileve të Netanyahut, i cili po i përdor negociatat për të zgjatur agresionin ndaj popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Hamasit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian. Gjatë një konference për shtypin në Jeruzalem, Kryeministri Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli pati rënë dakord për propozimet e mëparshme për armëpushimin, ndërsa Hamasi i kishte refuzuar ato. Kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli duhet të vazhdojë të ketë nën kontroll Korridorin Philadelphi, një brez tokësor prej 14 kilometrash përgjatë zonës kufitare mes Egjiptit dhe Gazës. “Për sa i përket Gazës, janë tre objektiva të luftës: Objektivi i parë ishte të shkatërroheshin kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. I dyti ishte lirimi i pengjeve tanë dhe i treti ishte të siguroheshim se Gaza nuk do të përbëjë kurrë më rrezik për Izraelin”, tha ai. “Dhe të treja këto objektiva arrihen nëpërmjet kontrollit të Izraelit mbi Korridorin Philadelphi”. Në Uashington, një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve të mërkurën se negociatat për armëpushimin vazhdojnë dhe se marrëveshja është “pothuajse e përfunduar”, me përjashtim të dy pikave të mbetura – se cilët të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të pengjeve të mbetura gjallë, si dhe në lidhje me praninë e forcave izraelite gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57