Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan i cili njihet si njeriu që mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri është duke u hetuar për manipulim votash në New York. New York Post shkruan se Bordi i Zgjedhjeve të qytetit i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të SH.B.A.-së dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm për të hetuar nëse kandidati Marko Kepi zhvilloi apo jo, një operacion të paligjshëm të mbledhjes së votave dhe falsifikimit në muajin e fundit – duke regjistruar kështu edhe qytetarë që kishin vdekur për të votuar për të, për një vend në Këshillin e Metropolit në Staten Island.