Top Channel/ Marco Rubio Sekretar i Shtetit në SHBA, ministri Hasani: Mezi pres të bashkëpunojmë
13/11/2024 23:43

Ashtu siç pritej, presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar zyrtarisht të Marco Rubio në pozicionin e sekretarit të Shtetit. "Marco është një udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë. Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë për aleatët tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”, ka thënë Trump në një deklaratë. Senatori nga Florida, Marco Rubio, ka thënë se do të sjellë "paqen përmes forcës". “Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që presidenti Trump më ka dhënë", ka deklaruar ai. Ai ka pasur gjithmonë në fokus zhvillimet në Ballkan. Gjatë një fjalimi për rolin e Amerikës në botë, në vitin 2011, si senator i Partisë Republikane në SHBA, Rubio qe shprehur se “forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spastrimi etnik serb”. Në vitin 2021, Rubio ishte ndër të parët që përshëndetën lejimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës. Vitin e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osamni, gjatë një vizite në Uashington, u prit nga një grup senatorësh dhe kongresistësh amerikanë, e Marco Rubio ishte në mesin e tyre. Në 2018-tën sakaq, ai pati takuar edhe presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Rubio njihet në përgjithësi për qasje të ashpër në politikën e jashtme, sidomos ndaj Kinës dhe Iranit. Pas emërimit, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani e ka uruar menjëherë Marco Rubion. Me anë të një postimi në X, Igli Hasani thotë se mirëpresin që të forcojnë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe ‘të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin’. Të mërkurën presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar edhe Tulsi Gabbard si drejtore të Inteligjencës Kombëtare, ndërkaq kongresmenin Matt Gaetz nga Florida për të qenë Prokurori i Përgjithshëm.

Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01