Salla e pallatit të sportit "Arefi Berberi" në Pogradec u mbush këtë të premte me emocione, duartrokitje dhe buzëqeshje fëmijësh. Mbi 90 vogëlushë u bënë pjesë e edicionit të tretë të "Maratonës së Bebeve", një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të dashur për qytetin liqenor.