Pasi pala maqedonase e pranoi propozimin francez, që i hapi rrugën celjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Shkupin e për Tiranën, lideri i partisë më të madhe të opozitës, VMRO-DPMNE hodhi idenë e një referendumi. Presidenti Stevo Pendarovski tani sugjeron që nëse mbahet referendumi i kërkuar nga opozita, atëherë pyetja kryesore e tij duhet të jetë “A dëshironi të shkoni në BE me këto kushte”. Komentin e tij, Pendarovski e bëri për të përjavshmen “Fokus”.