Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re pas dy ditë debatesh të ashpra mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe deputetëve të opozitës. Me shumicë votash, 62 pro dhe 46 kundër, parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re të vendit, e cila do të drejtohet nga socialdemokrati Dimitar Kovaçevski.