Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër dhe përfundoi pas shtyllës së një karburanti, bën me dije korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.