Top Channel/ Manja i ekzaltuar me fitoren e Pjerin Ndreut: Më ka shijuar pa masë!
15/05/2023 21:20

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Lezhës, Ulsi Manja ka falenderuar lezhianët për fitoren e pastër që u dhanë socialistëve, duke theksuar se “shuplaka” ndaj koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ishte një leksion qytetarie ndaj modelit të llumit. “Fitorja e Pjerinit në Lezhë më ka shijuar pa masë, jo vetëm se ishte fitore e pastër spektakolare por qytetarët e Lezhës i thanë stop një modeli të gjuhës fyese dhe përçarëse të ndasive krahinore. Kundërshtarët tanë betoheshin në çdo cep të Lezhës se do na përcillnin deri tek Ura e Milotit”– tha Manja, duke shtuar se: “Lezha jo vetëm që foli për Pjerinin, por i dha një leksion qytetarie edhe kësaj pjese. Lezha na tha ne do të ecim përpara, vetëm përpara. Kurrë mbrapa. Mirënjohje. Shumë faleminderit Lezha, ju dua shumë ju kam xhan.” Në fjalimin e fitores, kryebashkiaku i sapo rikonfirmuar në krye të Lezhës, Pjerin Ndreu tha se është një nder t’i shërbejë Lezhës edhe për një tjetër mandat, duke shtuar se do të punohet fort për ta kthyer atë në një qytet evropian. “Mirëmbrëma, përshëndes të gjithë lezhianët dhe miqtë e mi, të gjithë ata që më votuan ose jo. E kam për nder që të punojmë edhe këto 4 vjet për këtë qytet që natyra i ka fal gjithçka por njerëzit s’e kanë vlerësuar siç duhet na duhet shumë mund dhe djersë të ecim para. Falënderoj të gjithë socialistët lezhian për punën e bërë. Sot ne i treguam të gjithë Shqipërisë që Lezha nuk është një skuadër që shkon djathtas kot por prej punës. Sot ju them se Lezha në këto 4 vjet do të bëjë 5 fishin e punëve për të qenë një tjetër qytet evropian i Shqipërisë. Faleminderit”– tha Ndreu.

Top Channel/ Protesta në ditën e 20-të. Të rinjtë marshuan nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
01/11 23:07
Top Channel/ “Gen Z” shkund Europën. Molotovë dhe përplasje me policinë nga Franca në Gjermani
01/11 23:05
Top Channel/ Trafik i rënduar në Balldren-Milot. Fundjava sjell sërish radhë e kaos në qarkullim
01/11 22:20
Top Channel/ Aksident i trefishtë në Lushnje. Nga përplasja e mjeteve në seri u bllokua edhe rruga
01/11 22:16
Top Channel/ Iliana Yotova, fiton në Bullgari. Mund rivalin pro-perëndimor
01/11 22:15
Top Channel/ Tragjedia që përmbysi pushtetin. Në Novi Sad kërkohet vënia e drejtësisë
01/11 22:14
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top Channel/ Aksident i shumëfishtë në Lushnjë, një automjet i përmbysur në rrugë, tre të lënduar
01/11 20:56
Top New- Fundjava ‘paralizon’ aksi Balldren-Milot, kolona kilometrike automjetesh
01/11 20:45
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top News- Shpërthen Erion Braçe- Jo, nuk është e vërtet që biznesi vogël do paguajë taksë
01/11 20:31
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top Channel / Kosovë, vret djalin dhe mbesën. Arrestohet 65-vjeçari, nuk dihen shkaqet
01/11 19:52
Top Channel / Rama: Administrata do monitorohet. Prezanton “Pasqyrë Albania”
01/11 19:43
Top Channel / Mielli, AKU mangësi në kontrolle. Raporti i KLSH: U importuan 2.1 mln tonë drithëra
01/11 19:35
Top Channel / Buka, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues
01/11 19:32
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh, trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot
01/11 18:55
Top News- Berisha përmend “Pranverën Arabe”, çfarë po paralajmëron kreu demokrat?
01/11 18:15