Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në prezantimin e buxhetit për këtë dikaster për vitin 2022, nuk ka lënë pa sulmuar edhe kundërshtarët politikë. Teksa kujtoi faktin se ata i kanë zët lajmet e mira dhe e përqendrojnë vëmendjen tek lëvizja e lirë e mjekëve jashtë Shqipërisë, Manastirliu u shpreh se në kohën kur ata ishin në qeveri ilaç i që gjetën për hemorragjinë e mjekëve ishte bllokimi i specializimeve. Më tej ministrja shtoi se vendimi i parë nga qeveria 6 vite më parë për lëvizjen e lirë të mjekëve për specializime ishte shumë produktiv.