Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpumimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit. Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm.