Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet e reja të mamografisë dhe laboratorin e ri në Spitalin Rajonal të Fierit. Ministrja e Shëndetësisë tha se me instalimin e aparaturës së mamografisë në këtë spital, garantohet plotësisht ky shërbim në të gjitha spitalet rajonale, ku nga viti 2018 është investuar për shtatë mamografi të reja.