U hap sot Pediatria e re e QSUT-së, një investim i qeverisë shqiptare i standardeve europiane, pjesë e investimeve për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend. Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, të pranishëm në këtë inagurim, thanë se ky investim hap një kapitull të ri për shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët në nivel kombëtar.