Top Channel/ Manastirliu: Këtë javë mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina Pfizer
03/05/2021 16:40
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër vaksinimin masiv në sheshin Skënderbej, ku tha se ritmi i vaksinimit nuk do të ndalet, ndërkohë që ka bërë me dije kalendarin e mbërritjes së vaksinave në vend.