Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga Covid19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.