Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashic e tërhoqi një deklaratë tyë mëparshme të bërë për shefin e ekzekutivit Albin Kurti, duke kërkuar ndjesë për pështjellimin e krijuar. Rachic e quajti gabimin e tij personal e tha se ishte ngatërruar kur pohoi më herët se për hatër të tij, Kurti kishte vendosur t’i jepte Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.