Kryetari i Bashkisë së Neë Yorkut, Zohran Mamdani, ka thënë se po sheh mundësitë nëse autoritetet e qytetit mund ta arrestojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ky shkon në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Në një intervistë për “The Neë York Times” Mamdani deklaroi se kjo çështje është objekt i një “diskutimi aktiv” me departamentin ligjor të qytetit, por nuk e përsëriti zotimin e tij të mëparshëm se do të urdhëronte arrestimin e Netanyahut.