Hovi i ri i pandemisë i ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në Malin e Zi. Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka humbur jetën nga Covid 19 në vend e janë regjistruar 1,022 infektime të tjera. Aktualisht Mali i Zi numëron 6,516 raste aktive, 300 prej të cilëve në qytetin e Ulqinit. Nga dita e premte, atje kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike, sipas të cilave qytetarët detyrohen të mbajnë maska në të gjitha institucionet publike, farmacitë, dyqanet, pikat e karburantit, aeroportet dhe stacionet e autobusëve.