Vendet e Bashkimit Europian vendosën të nisin nga puna për hartimin e traktatit të anëtarësimit për Malin e Zi, duke shënuar kështu një fazë të re në rrugën e vendit drejt BE-së. Lajmin e raportoi agjencia Reuters, e cila citon Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos ta përshkruajë si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për këtë vend, dhe jo vetëm.