Në ambientet historike të Kalasë së Gjirokastrës është çelur ekspozita “Male, re dhe plisa të bardhë”, e piktorit Bashkim Ahmeti, një ekspozitë që sjell për publikun 25 punime të realizuara në teknikë mbi kanavacë. Vetë piktori shprehet se nuk është rastësi zgjedhja e Gjirokastrës për prezantimin e kësaj ekspozite, pasi qyteti mbetet një nga hapësirat më frymëzuese për krijimtarinë e tij artistike dhe një vend ku arti vlerësohet nga publiku vendas dhe vizitorët e huaj.