Top Channel/ Malajzia akuza se bllokoi përmbajtjet pro-palestineze, TikTok hedh poshtë pretendimet
27/10/2023 19:26

TikTok ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë së Malajzisë për bllokimin e përmbajtjeve pro-palestineze. Platforma e mediave sociale i konsideroi të pabaza pretendimet, që ndodhën fill pas nisjes së sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Malajzia me shumicë myslimane paralajmëroi një ditë më parë për veprime kundër firmave të mediave sociale TikTok dhe Meta, duke thënë se platformat e tyre ishin akuzuar për kufizimin e përmbajtjes që mbështeste palestinezët. Meta u përgjigj duke thënë se akuza nuk kishte “asnjë të vërtetë” dhe se nuk po shtypte qëllimisht zërat në platformën e saj në Facebook. “Pretendimi është i pabazuar. Udhëzimet tona të komunitetit zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha përmbajtjet në TikTok dhe ne jemi të përkushtuar të zbatojmë vazhdimisht politikat tona për të mbrojtur komunitetin tone”, thuhet në një e-mail që zëdhënësi i TikTok i ka dërguar Reuters. Si Meta ashtu edhe TikTok e caktojnë Hamasin, lëvizjen islamike palestineze që qeveris Gazën, një organizatë të rrezikshme dhe ndalojnë përmbajtjen që janë pro tyre. Meta njoftoi në mes të tetorit se ka hequr ose etiketuar rreth 800 mijë përmbajtje në hebraisht dhe arabisht në ditët pas nisjes së sulmeve. Në mënyrë të ngjashme, TikTok raportoi këtë javë se ka hequr më shumë se 775 mijë video dhe 14 mijë transmetime të drejtpërdrejta që nga nisja bombardimeve. Pamjet: AFP

Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00